Please enter at least 3 characters.

Provoi ta kontrabandojë shokun në valixhe (Video)

2016/01/provoi-ta-kontrabandj-euml-shokun-n-euml-valixhe-video_hd.jpg

Zyrtarë të Aeroportit Jorge Chavez kanë vërejtur diçka të dyshimtë tek pasagjeri me valixhe dhe e kanë ndaluar për një kontroll rutinë, transmeton Telegrafi.

Qeni nuhatës ka dhënë sinjale, se ka diçka të dyshimtë në valixhen e tij. Me të hapur valixhen, nga aty ka dalë një person.

Ai kishte hyrë në valixhe, në përpjekje që të largohet ilegalisht nga Peruja.

Policia e ka arrestuar dyshen, ndërsa nuk ka dhënë detaje se cili shtet ishte destinacioni i dy shokëve. /Telegrafi/