Protestuesi grushtohet nga një mbështetës i Donald Trump (Video)
164:"Republican U.S. presidential candidate Donald Trump speaks to supporters during a campaign rally in Warren, Michigan, March 4, 2016. REUTERS/Carlos Barria - RTS9BR8
7:"REUTERS
11/03/2016
Video të shumta tregojnë një protestues në një tubim të Donald Trump në Karolinën e Veriut duke u goditur me grushte nga një mbështetës i Trump.
Në videot, të cilat u shfaqen në media sociale të enjten tregojnë një afrikano-amerikan me flokë të gjata, i veshur me një bluzë të bardhë duke e lënë tubimin e Trump, transmeton Telegrafi.
Ai ishte nxjerrë jashtë nga tubimi nga burrat me uniforma në të cilat shkruante "Zyra e Sherifit".
Siç edhe mund të shihet nga videot, burri në fjalë ua tregon gishtin e mesëm audiencës gjatë daljes nga tubimi.
Pas kësaj, një burrë, me një kapelë, i cili duket të jetë i bardhë, e godet atë në fytyrë.
Në fund protestuesi ndalohet nga një numër i njerëzve me uniforma. /Telegrafi/


