Please enter at least 3 characters.

Protestojnë nxënësit para Komunës së Tetovës: Duam kushte (Video)

2016/08/Komuna-e-Tetoves.jpg

Nxënësit e shkollës fillore ''Liria'' në Tetovë janë duke protestuar para Komunës së Tetovës, për siç thonë ata, për kushte më të mira në shkollë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj proteste por më herët ata ankoheshin për kushte më të mira gjatë mësimit.

Në kohë të reshjeve, uji pikon në brendësi të objektit të shkollës ndërsa edhe inventarin e kanë të vjetëruar.

Gazetari i Telegrafit nga terreni informon se për disa minuta këto nxënës janë duke qëndruar para objektit të komunës dhe janë duke gjuajtur me gjësende të forta drejt dyerve të komunës./Telegrafi/