Please enter at least 3 characters.

Protestë në Tetovë, nxënësit përsëri bojkotojnë mësimin (Foto)

2016/09/Nxenesit-bojktot-para-Komunes.jpg

Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës sot përsëri kanë bojkotuar mësimin për shkak të revoltës për mungesën e transportit që duhet t’ua sigurojë komuna e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rikujtojmë lexuesit e Telegrafi Maqedoni se nxënësit dje e lëshuan procesin mësimor dhe i'u drejtuan komunës së Tetovës, ku kërkuan takim me kryetaren e komunës, Teuta Arifi, për të kërkuar një zgjidhje të hallit të tyre në lidhje me transportin. Poashtu sipas gazetarit të Telegrafit, nxënësit edhe sot janë para komunës së Tetovës.

Ashtu siç u njoftua edhe dje, nxënësit që kanë humbur orët mësimore nuk do t’u shënohen si mungesë.

Megjithatë nxënësit paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protestë, nëse nuk zgjidhet ky problem. /Telegrafi/