Please enter at least 3 characters.

Protesta në Tiranë rrezikoi jetën e gazetarëve, reagon Lëvizja e Gazetarëve

2024/05/molotov-1.jpg

Lëvizja e Gazetarëve ka reaguar për hedhjen e molotovit pranë Bashkisë së Tiranës gjatë protestës së djeshme, e cila rrezikoi operatorin e Euronews Albania, Enea Murzaku, dhe kolegë të tjerë gazetarë të cilët ndodheshin aty pranë për të raportuar nga vendngjarja.

Përmes një njoftimi, Lëvizja e Gazetarëve dënon me forcë këtë akt dhe thotë se cënimi i sigurisë në punë të stafit të mediave është një kambanë alarmi.

Po ashtu, Lëvizja e Gazetarëve thotë se ajo që ndodhi ditën e sotme është një apel për politikën, shoqërinë e median në vendin tonë. /Telegrafi/