Please enter at least 3 characters.

Protesta në Gjakovë, policia mban në paraburgim njërin nga pesë protestuesit e arrestuar

2018/08/auto-nesrete-kumnova-protesta-gjakove1535476216_1535529147-3782467.jpg

Gjatë protestës së djeshme në Gjakovë ku u kundërshtua ardhja e pelegrinëve serbë, policia ka arrestuar pesë persona.

Pas intervistimit, katër prej tyre janë liruar kurse njëri është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se gjatë protestës të mbajtur e të thirrur nga organizata ”Thirrjet e Nënave”, kundër vizitës së paralajmëruar te pelegrinëve serb. janë arrestuar pesë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë bllokuar rrugën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, katër të dyshuar lirohen, ndërsa njëri prej tyre dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton policia. /Telegrafi/