Please enter at least 3 characters.

Protesta e re për lirimin e të dënuarve për "27 prillin"

2021/05/protest-27-april-e1622310033186.png

Këtë pasdite në orën 18:30 para qeverisë, zhvillohet një protestë në mbështetje dhe drejtësi për të dënuarit për ndërhyrjen e dhunshme në Kuvend më 17 prill 2017, nën moton "Drejtësia për Mbrojtësit e Kushtetutës".

Sipas organizatorëve të protestës, akuzat për terrorizëm të të dënuarve për "27 Prillin" janë të trilluara politikisht.

Ata kërkojnë që Gjykata e Lartë të anulojë gjyqin dhe të ketë një të ri, sepse, sipas organizatorit të protestës, ka pasur dëshmitarë të rremë./Telegrafi/