Please enter at least 3 characters.

Pronari tregoi një truk të zgjuar me të cilin e bindi qenin të dilte për shëtitje

2023/09/acb2e45b-90bc-4ba8-b095-52a5689ccc85.jpg

Pronari i një ‘dachshund’ dembel doli me një truk gjenial për ta detyruar qenin të shëtis ndërsa videoja u bë hit në TikTok.

Pronari shtiret sikur po e tërheq me zinxhir lodrën e preferuar të qenit, i cili reagon me xhelozi ndaj skenës dhe vendos të ecë me pronarin vetë.

“Këtë e bën edhe qeni im. Sapo i them se do të shkojmë për shëtitje, ai fshihet nën tavolinë dhe sapo dalim jashtë, gëzohet pa masë”, ka shkruar një pronar.

"Veshët e lanë", shtoi një tjetër dhe një pronar tjetër pohoi se "as i imi nuk dëshiron të shkojë shëtitje, ndoshta kjo është një karakteristikë e asaj race". /Telegrafi/