Please enter at least 3 characters.

Pronari i Liverpoolit, Henry po punon për shitjen e klubit

2018/11/John-Henry.jpg
254:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 21: John W. Henry, Liverpool owner and his wife Linda Pizzuti Henry look on during the Premier League match between Liverpool and Middlesbrough at Anfield on May 21, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli thuhet se është në shitje pasi pronari John Henry është duke punuar në gjetjen e një blerësi.

Reds janë klubi anglez me më së shumti trofe dhe njëri nga klubet më të titulluara në botën e futbollit.

Në sezonin e fundit, Liverpooli arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, por në fund u mposhtën 3-1 nga Real Madridi.

Arritja deri në finalen e Kievit ia ka rritur tej mase klubit të ardhurat, por edhe vlerën në përgjithësi.

Megjithatë, sipas New York Post, pronari i Liverpoolit, John Henry, po punon për të shitur klubin anglez.

John W. Henry së bashku me gruan e tij duke shikuar Liverpoolin (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Henry, i cili gjithashtu zotëron klubin Boston Red Sox, po kërkon një çmim prej dy miliardë dollarësh apo 1.76 miliardë eurosh për klubin e Ligës Premier.

Miliarderi amerikan e bleu Liverpoolin për 477 milionë dollarë në vitin 2010 dhe ky do të ishte një fitim i madh për të.

Gjatë verës u përfol edhe për një ofertë të refuzuar nga klubi anglez që thuhet se peshonte dy miliardë euro. /Telegrafi/