Please enter at least 3 characters.

Prokuroria themelore sqaron bastisjen e mbrëmshme në Kumanovë

2016/12/gjyq-1200x630.jpg

Prokuroria themelore publike (PTHP) njofton se në shtëpinë e shefit të policisë të Kumanovës është kryer bastisje me urdhër të gjykatësit nga Gjykata penale e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, në shtëpinë e shefit të policisë janë marrë lëndë, por gjykata nuk ka dhënë urdhër për arrestimin e tij. PTHP-ja bën të ditur se lëndët e marra do të përdoren në procedurën parahetimore në lidhje me veprën penale ''bashkëpunim kriminal'' dhe ''keqpërdorim të pozitës zyrtare''./Telegrafi/