Please enter at least 3 characters.

Prokuroria Speciale Publike vazhdon hetimet aty ku mbeti

2016/01/deklarat-euml-solemne-nga-ekipi-i-katica-janev-euml-s_hd.jpg

Prokuroria Speciale Publike (PSP) njofton mediumet se i ka pranuar vendimet e kryetarit Ivanov për shfuqizimin e vendimeve të mëhershme për falje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

PSP-ja bën të ditur se ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të shfuqizohet vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1, që lidhet me lëndën ''Puç''. Gjithashtu, PSP-ja njofton se procedurat hetimore për lëndën ''Titanik'' do të vazhdojë për të gjithë të dyshuarit.

Në lidhje më lëndën ''Tortura'', PSP-ja njofton se ka kërkuar masën e kujdesit për gjashtë persona, ndërkaq për lëndën ''Fortesa'', PSP-ja njofton se ka kërkuar masën e paraburgimit për një person, dhe atë të kujdesit për katër të tjerë.

PSP-ja njofton se procedurat hetimore vazhdojnë edhe për lëndën ''Transportuesi'', kundër një personi, por është në pritje të përgjigjeve nga Mbrojtja juridike e shtetit dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Edhe për lëndën ''TNT'', PSP-ja vazhdon hetimet për tre persona të dyshuar./Telegrafi/