Please enter at least 3 characters.

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 42-vjeçarit nga Tetova

Prokuroria Themelore ka dhënë detaje në lidhje me 42-vjeçarit nga Tetova i cili u gjet pa shenja jete në veturën e tij.

Prokuroria tha se është dhënë urdhër për autopsi dhe gjurmët nga vendi i ngjarjes do t’i nënshtrohen ekspertizës.

“Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, janë dhënë disa udhëzime dhe urdhra me qëllim zbulimin e kryerësve, për shkak të dyshimeve se vdekja është rezultat i një vepre penale. Është dhënë urdhër për autopsi, urdhër për tërheqjen e automjetit dhe gjurmëve të tjera nga vendngjarja që do t’i nënshtrohen ekspertizës, urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e vëzhgimit, si dhe prova të tjera. Po veprohet sipas urdhrave”, thonë nga Prokuroria Themelore.SPB Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me ngjarjen në Nerasht të Tetovës, ku është gjetur i vdekur një person.

Kujtojmë se dje nga SPB Tetovë, njoftuan se në ora 02:00, B.B. (33) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 18:00 bashkëshorti i saj A.B. (42) nga Tetova është larguar nga shtëpia me automjetin e tipit "Audi" me targa të Tetovës dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

"Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë vërejtur një automjet të parkuar "Audi Q5" me targa të Tetovës. Brenda në automjet është vërejtur një person mashkull i cili nuk jepte shenja jete, ndërsa në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur. I njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me armë zjarri dhe një mjek nga ekipi i ndihmës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen", u tha në raportin e policisë.