Prokuroria inicon rast për keqpërdorim të votimit, sekustrohet një fletvotim i dyshimtë
Një fletvotim i dyshimtë është gjetur gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Për këtë prokurori i shtetit ka inicuar rastin e ‘keqpërdorimi i të drejtës së votimit’.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala tha se është sekusteruar edhe fletvotimi i dyshimtë.
“Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, nga neni 213 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është sekuestruar edhe fletëvotim me të cilin dyshohet në drejtim të veprës penale “Kqpërdorimi i të drejtës së votimit” sipas nenit 213 të KPRK-se. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, në bashkepunim të plotë me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me këtë”, tha Shala.
Janë numëruar 100% të fletvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit në Kosovë.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara të publikuara në ëeb-faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës apo 47.13%.
Partia Demokratike e Kosovës është rënditur e dyta me 22 ulëse apo 19.44%.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 18 ulëse, kështu duke zënë vendin e tretë në këto zgjedhje të parakohshme apo 16.69%.
Ndërsa Aleanca ka arritur të fitoj 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës apo 6.74%.


