Please enter at least 3 characters.

Projektligji për Ushtrinë e Kosovës procedohet në Qeveri

2017/03/Parakalimi-i-FSK-se-dhe-Policise-se-Kosoves-me-rastin-e-17-shkurtit-dites-se-pavaresise-foto-ridvan-slivova-16.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sipas planifikimit, Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), tani më ka përgatitur dhe ka proceduar për në Qeverinë e Republikës së Kosovës, mendimin për Projektligjin Nr 05/L-156, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

MFSK shpreh pajtimin e plotë dhe mbështet miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që do të rezultonte me krijimin e bazës ligjore me qëllim të përmirësimit dhe ndërtimit të një sistemi të mbrojtjes dhe sigurisë me kapacitetet e nevojshme shtetërore, në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe interesave shtetërore, si dhe përmbushjen e synimeve për integrime euro-atlantike.

Demolli një ditë më parë ka thënë se grupet punuese  e kanë analizuar dhe shqyrtuar  Projektligjin për FSK-në dhe bashkë me opinionet për të, do të dërgohet në Qeveri. /Telegrafi/