Projekt komunal për përfshirjen e romëve, refugjatëve dhe personave të zhvendosur
14/06/2017
Në komunat Çair, Shuto Orizare, Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Shtip do të organizohen ditë të hapura, takime të drejtpërdrejta ndërmjet popullsisë rome dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti ''Integrimi lokal i refugjatëve, personat e zhvendosur të brendshëm dhe grupet pakicë'' ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të administratës shtetërore në nivel shtetëror dhe lokal për mbështetje më të suksesshme të proceseve lokale të integrimit dhe përfshirjes së romëve, refugjatëve rom dhe personat e zhvendosur të brendshëm.
Projekti përfshinë edhe komunat e Berovës, Manastirit, Vinicës, Dellçevës, Koçanit, Kumanovës, Prilepit./Telegrafi/


