Please enter at least 3 characters.

Prizren, një grua lëndohet nga një predhë e cila erdhi nga një drejtim i panjohur

2024/06/policia_logo22.jpg

Një grua është lënduar ditën e enjte në Prizren.

Siç njofton policia, gruaja është lënduar si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që ka ardhur nga drejtimi i panjohur, transmeton Telegrafi.

"Prizren / 25.07.2024 - 13:10. Viktima femër kosovare dyshohet se ka pasuar lëndime të lehta trupore, si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor", thuhet mes tjerash në njoftim.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore./Telegrafi/