Pritjes po i vjen fundi, Taylor Swift publikon të premten albumin e ri
Taylor Swift është gati të kthejë vëmendjen e botës së muzikës me projektin e saj më të ri, albumin e shumëpritur “The Life of a Showgirl”, i cili publikohet zyrtarisht këtë të premte, më 3 tetor.
Albumi i artistes amerikane është i 12-ti me radhë, dhe po pritet me padurim nga fansat e saj.
Siç njoftoi artistja pak muaj më parë, albumi do të përmbajë gjithsej 12 këngë, derisa kënga që përkon me emrin e albumit The Life of a Showgirl do të jetë në bashkëpunim me artisten Sabrina Carpenter.
Për këtë debutim të veçantë, Taylor Swift do t’i bëjë albumit një promovim special me një film që do ta sjellë edhe në kinema, përfshirë edhe në Kosovë.
Filmi i cili do të transmetojë ekskluzivisht video-klipin e këngës The Fate of Ophelia, sjell prapaskenat nga sheshi i xhirimeve vetëm për fansat e artistes.
Në film gjithashtu do të transmetohen me tekst edhe këngët e tjera të albumit.
Taylor Swift e shkroi albumin gjatë kohës sa ishte në turneun Eras Tour në Evropë, dhe nuk e kishte njoftuar vetëm së fundmi.


