Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, vëllai kanos me thikë vëllanë e tij

2024/06/policia_logo22.jpg

Një kanosje me thikë ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.

Policia njofton se vëllai e ka kanosur me thikë vëllanë e tij, transmeton Telegrafi.

"Prishtinë 11.07.2024-14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur me mjet të mprehtë (thikë) vëllanë e tij", bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/