Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, raportohen pesë raste mbi dyshimin për falsifikim të 50 dhe 100 eurove

2022/09/0536d37d-94f1-4250-b9a2-349d9efcd3af_w1200_r1.jpg

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në Prishtinë janë raportuar pesë raste mbi dyshimin për falsifikim të bankënotave prej 50 dhe 100 eurove.

Në njoftim bëhet e ditur se këto raste janë duke u hetuar.

“Prishtinë 28.09.2022 – 09:30. Janë raportuar pesë raste mbi dyshimin për falsifikim te disa bankënotave prej 50 dhe 100 euro. Policia e Kosovës është duke hetuar këto raste”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/