Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, arrestohet një burrë pasi kishte sulmuar gruan e tij

2018/05/rrah-gruan.jpg

Të enjten është arrestuar një person, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në ora 18 e 40.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/