Please enter at least 3 characters.

Prishtina vazhdon me formën e lartë - fitore komode ndaj Llapit

2021/03/157821878_10159724958383538_4480996058171457104_o-e1615039079382.jpg

Prishtina ka fituar 2-0 ndaj Llapit në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Mysafirët e filluan takimin më mirë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi rrezikuan me anë të Elvis Prençit që gjuajti me kokë në minutën e dytë, por u ndal nga traversa.

Prishtina më pas rrezikoi me anë të Alban Shillovës (7’), mirëpo për mrekulli priti portieri Giacomo Nava.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 30-të, atëherë kur Besnik Krasniqi pranoi një asistim nga Leonit Abazi, duke shënuar me kokë.

Pas vetëm katër minutash nga goli i parë, erdhi edhe i dyti për kryeqytetasit që u realizua nga Shillova (34’).

45 minutat e dytë kishin një intensitet më të lartë, por munguan golat.

Llapi tentoi me disa raste të ngushtonte epërsinë e vendasve, por Kastriot Selmani e Engjëll Hoti nuk u treguan të saktë.

Prishtina më pas bëri disa zëvendësime për të freskuar skuadrën, e që ia dolën të ruanin epërsinë e krijuar prej dy golash.

Pas javës së 23-të, Prishtina është në vendin e dytë me 47 pikë, aq sa ka edhe Drita me një ndeshje më pak, derisa Llapi mbetet në vendin e shtatë me 26 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore