Prishtina shkel Trepçën, shkon në finale
06/03/2015
Ishte çereku i parë ai që e vendosi këtë takim, pasi që ekipi kryeqytetas ishte bindshëm më i mirë në parket.
Dominimi vazhdoi edhe në çerekun e dytë, për të bërë që epërsia në fund të pjesës së parë të jetë monumentale.
Në vazhdim gjatë pjesës së dytë ishte vetëm formalitet, pasi Trepça ishte tejet inferiore ndaj Prishtinës, që u tregua e pandalshme në kundërsulme.
Kjo ishte ndeshja e parë gjysmëfinale e Ipko Kupës së Kosovës.
Sigal Prishtina takohet në finale me fituesin e takimit Peja – Ylli që zhvillohet nga ora 20:15.
Finalja zhvillohet të dielën dhe të gjitha ndeshjet e Final Fourit po zhvillohen në palestrën e sporteve në Therandë. /Telegrafi/


