Prishtina nuk e njeh Bashkimin
Prishtina nisi më mirë ndeshjen duke dominuar në dy periudhat e para. Dhjetëminutëshi i parë përfundoi me shtatë pikë në favor të “Plisave”, 21:14, ndërsa në periudhën e dytë shtuan epërsinë për edhe pesë pikë tjera, raporton ‘koha.net’.
Në periudhën e tretë Bashkimi befasoi kryeqytetasit duke ngushtuar diferencën në tre pikë. Kjo periudhë përfundoi me rezultat 23 :15 në të mirë të prizrenasve.
Por, në minutat e fundit Prishtina u këndell dhe me fitore 23:15 arriti të siguronte fitoren e 23-të sivjet.
Lojtari i ndeshjes ishte Julian Mavunga që shënoi 18 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime.
Prishtina mbetet e para me 48 pikë, një më shumë se Peja. Në mesjavë prishtinasit takohen me Kozhuvin në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën Ballkanike./Telegrafi/


