Please enter at least 3 characters.

Prishtina kthehet te fitorja, mposht në fund Malishevën

Prishtina ka shënuar fitore si mysafir i Malishevës me rezultat 3-1, nëkuadërtëjavëssëpestëtëSuperligëssëKosovës.

Prishtinasit e nisën më mirë ndeshje, ndërsa Malisheva edhe pse vinte nga fitorja e parë në xhiron e shkuar nuk ia dolën të ishin rival të denjë.

Në minutën e 20-të u zhbllokua ndeshja kur Ardian Muja shënoi pas një asistimi të Shqiprim Taibit për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Malisheva mbeti me dhjetë veta në fushë, pasi Mevlan Zeka u përjashtua me karton të kuq pas një sjellje jo sportive ndaj Philipe Boueye.

Por, edhe pse me dhjetë veta në fushë, Samuel Opeh, arriti të shënoj me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Kryeqytetasit arritën të rikthejnë epërsinë në 2-1, me një gol me kokë të Ardian Limanit, i cili përfitoi nga një top i kthyer nga portier.

Në kohën shtesë kishte kohë edhe për një gol të Valmir Veliut, i cili shënoi për 3-1.

Prishtina lider me 10 pikë pas kësaj ndeshje, ndërsa Malisheva e parafundit me 4 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore