Please enter at least 3 characters.

Prishtina edhe sot prin me më së shumti raste të konfirmuara me COVID-19

2020/07/klinika-infektive-rastet-me-Koronavirus-Covid19-foto-Ridvan-Slivova-55.jpg

Komuna e Prishtinës po vazhdon të jetë komuna me më së shumti qytetarë të prekur nga COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 71 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë konfirmuar 237 raste të reja me COVID-19, ndërkaq janë shëruar 139 pacientë dhe pesë persona kanë humbur jetën.

Rastet pozitive të ndara sipas komunave janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Gjakovë 27 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë.

Ndryshe, deri më tani janë bërë 33.844 teste të personave të dyshimte në virusin COVID-19, prej të cilëve janë konfirmuar 6.917 raste.

Numri i rasteve aktive tani është 2.995, ndërkaq janë shëruar deri më sot 3.753 persona dhe me fatalitet kanë përfunduar 139 pacientë të cilët kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. /Telegrafi/