Please enter at least 3 characters.

Prishtina e mposht Konizin

2016/01/f.0707192018941_210.jpg

Golin e vetëm e shënoi Argjend Malaj pas asistimit të Isuf Llumnicës. Kjo ndeshje njëherësh ishte edhe rast i mirë për trajnerin, Afrim Tovërlani, për t’i provuar të gjithë futbollistët e rinj.

Në këtë ndeshje ishin të pranishëm mbi 1.000 bashkatdhetarë nga Zvicra që erdhën për t’i mbështetur bardhekaltërit dhe u ndanë të kënaqur me paraqitjen e tyre.

Pas ndeshjes, futbollistët e Prishtinës dhuruan fanellat për tifozët e shumtë shqiptarë në Zvicër dhe ndanë momente të mira me ta. /Telegrafi/