Please enter at least 3 characters.

Prishtina do të takohet me Rangersin nëse e mposht St Joseph

2019/06/64352859_2502991029711601_6167697457963597824_n.png

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, është hedhur edhe shorti për fazën kualifikuese në Ligën e Evropës.

Skuadra e vetme kosovare që merr pjesë, Prishtina ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm në rast se e mposht St Joseph’s e Gjibraltarit.

Prishtinasit do të përballen me një skuadër gjigante evropiane, e cila udhëhiqet nga Steven Gerard.

Rangers është ekipi i radhës që mund të ballafaqohen prishtinasit, ku luan edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Eros Grezda.

Ndeshja e parë Prishtina – Rangers, kuptohet nëse prishtinasit kalojnë tutje, do zhvillohet me 11 korrik në Fadil Vokrri. /Telegrafi/