Please enter at least 3 characters.

Prishtina dhe 89-shi fitojnë miqësoret

2016/01/prishtina-dhe-89-shi-fitojn-euml-miq-euml-soret_hd.jpg

Kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Prishtina po kryen fazën përgatitore në Ulqin, dhe ka arritur të mposhtë në ndeshjen miqësore Hajdukun e Tivarit me rezultat të pastër 3:0, transmeton Telegrafi.

Golat për bardh e kaltërtit u shënuan nga Mentor Zhdrella, Armend THaqi dhe Endrid Grainca.

Ndërkohë fitore në ndeshje miqësore të zhvilluar në kryeqytet ka shënuar edhe Trepça `89 ku ka mposhtur 2 Korrikun me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e ka shënuar sulmuesi prishtinas Berat Hyseni. /Telegrafi/