Please enter at least 3 characters.

Princi William inkurajon qytetarët britanikë të marrin vaksinën antiCOVID

2021/01/Queen-Elizabeth-Prince-William-1-e1610954921702.jpg
281:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 07: Queen Elizabeth II and Prince William, Duke of Cambridge chat to each other in the Royal Box at the Royal Albert Hall during the Annual Festival of Remembrance on November 7, 2015 in London, England. (Photo by Chris Jackson - WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Princi William shpreson që gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth II, të marrë vaksinën antiCOVID në mënyrë që të ndihmojë në shuarjen e pasigurisë së njerëzve britanikë.

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham konfirmoi në fillim të këtij muaji se Mbretëresha, 94 vjeçe, dhe burri i saj, Princi Philip, 99 vjeç, morën një vaksinë në përpjekje për të ndaluar kontraktimin e COVID-19, por edhe ‘për të parandaluar pasaktësitë dhe spekulimet e mëtejshme’.

I dyti në radhë të fronit foli për gjyshërit e tij, Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Philip, gjatë një thirrjeje me stafin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Mjekët i thanë atij se disa njerëz po hezitojnë të marrin ndonjë nga vaksinat e coronavirusit.

Princi William (Foto: Getty Images)

"Gjyshërit e mi kanë bërë vaksinën dhe unë jam shumë krenar për ta që e bënë këtë”, tha ai. "Është me të vërtetë e rëndësishme që të gjithë të marrin vaksinën kur u thuhet”.

Vaksinimi i tyre është bërë me qëllim për t’i dhënë fund spekulimeve në lidhje me vaksinën pasi të gjithë mbi moshën 70 vjeç janë të obliguar të marrin atë deri nga mesi i shkurtit.

Ashtu si në SHBA, autoritetet britanike e kanë bërë vaksinimin e njerëzve nisur nga të moshuarit, sepse ata janë më të rrezikuar të vdesin nga COVID-19.

Foto: Getty Images

Prillin e kaluar, djali i mbretëreshës, Princi Charles, konfirmoi se ai kishte kontraktuar COVID-19.

Princi i Uellsit dhe gruaja e tij, Camilla Parker Bowles, u izoluan në Skoci, ku edhe u shëruan. U raportua muaj më vonë se Princi William gjithashtu u infektua me coronavirus. /Telegrafi/