Please enter at least 3 characters.

Princi Harry flet për raportet me princin William

2019/10/PrinciHarryWilliam-1.jpg
508:"LONDON, ENGLAND - MARCH 11: Members of Britain's Royal family leave after attending the Commonwealth Service at Westminster Abbey in London, Monday, March 11, 2019. Commonwealth Day has a special significance this year, as 2019 marks the 70th anniversary of the modern Commonwealth - a global network of 53 countries and almost 2.4 billion people, a third of the world's population, of whom 60 percent are under 30 years old. (AP Photo/Kirsty Wigglesworth, Pool) (Kirsty Wigglesworth - WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Shumë spekulime krijohen nga asgjë, por kur jeni vëllezër keni ditë të mira dhe të këqija. Kështu është shprehur princi Harry lidhur me vëllanë e tij, princin William.

Nuk është sekret që 35-vjeçari dhe vëllai i tij 37-vjeçar nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë një gjuhë të përbashkët për shumë kohë, ndërsa duka i Sussexit ka folur për herë të parë për marrëdhëniet me vëllanë e tij më të madh.

Në një intervistë për ITV, Harry pranoi se vëllezërit kishin marrë me të vërtetë rrugë të ndryshme.

(Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

"Për shkak të roleve tona, punëve tona, familjes sonë dhe faktit që ne jemi nën presion, ndodh që njerëzit të devijojnë. Por, ne jemi vëllezër dhe gjithmonë do të jemi vëllezër", është shprehur Harry, duke shtuar se ai gjithmonë do të jetë aty për William.

"Unë e di se ai do të jetë këtu edhe për mua. Ne nuk e shohim njëri-tjetrin pasi jemi të zënë. Shumica e thashethemeve bëhen pa asgjë, por kur jeni vëllezër keni ditë të mira dhe të këqija", ka sqaruar ai.