Please enter at least 3 characters.

Princi Harry dhe Meghan Markle duan të jetojnë në Afrikë pasi të bëhen prindër

2019/04/MeghanMArkle-2.jpg
384:"NOTTINGHAM, ENGLAND - DECEMBER 01: Meghan Markle arrives at the Terrance Higgins Trust World AIDS Day charity fair at Nottingham Contemporary on December 1, 2017 in Nottingham, England. Prince Harry and Meghan Markle announced their engagement on Monday 27th November 2017 and will marry at St George's Chapel, Windsor Castle in May 2018. (Photo by Christopher Furlong/Getty Images)
12:"Getty Images

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, të cilët nga dita në ditë presin lindjen e fëmijës së tyre të parë, po mendojnë të jetojnë në Afrikë për disa vite.

"Ndoshta çifti i ri do të transferohet vitin e ardhshëm”, shkruan gazeta Sunday Times, sipas hipotezës së David Manning, ish-ambasadori britanik në SHBA dhe këshilltar special i mbretërisë.

Zhvendosja e çiftit mbretëror, vendimi për të cilin nuk do të merret para vitit 2020, me siguri do të jetë në një vend të Commonwealthit.

Në kontinentin afrikan kjo bashkësi ka 19 anëtarë, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Nigerinë, Ugandën dhe Ganën.

Gjithashtu, duke pasur parasysh këtë, Meghan kohët e fundit u emërua nga mbretëresha Elizabeth II presidente e Trustit të Commonwealthit.

Por, pas shkrimit të Sunday Times, ka të tillë që këtë vendim e konsiderojnë si një formë të çiftit për të qëndruar sa më larg nga princi William dhe gruaja e tij, Kate Middleton, me të cilët thuhet se nuk kanë raporte të mira.