“Presion nuk kam, vij me kënaqësinë më të madhe te Kosova” - Zhegrova pret fitore ndaj Qipros
14/10/2024
Sulmuesi i krahut i Kosovës, Edon Zhegrova ka thënë se ai gjithmonë vjen me kënaqësi të luajë për Kombëtaren. Ai në konferencë për media të hënën ka thënë se do ta japë më të mirën nesër në ndeshjen kundër Qipros. “Presion nuk kam. Sa herë që vij në Kombëtare vij me kënaqësinë më të madhe dhe të jap maksimumin në secilën ndeshje”.


