Please enter at least 3 characters.

Presidenti po e shkel Kushtetutën?

2017/07/Hashim-Thaci-20-shtator-foto-Ridvan-Slivova-3-1-e1477485096630-780x439.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me rastin e përfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi, respektivisht në takimin me homologun serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Kështu kanë vlerësuar për “Zërin” ekspertët kushtetues, sipas të cilëve, ky veprim bie ndesh me kompetencat e tij si president, shkruan "Zeri".

Me përfshirjen e presidentit në bisedime në Bruksel nuk pajtohen as përfaqësuesit e partive politike, përderisa analistët politikë vlerësojnë se Thaçi me një veprim të tillë po synon të faktorizohet. /Zëri/