Please enter at least 3 characters.

Presidenti i shqetësuar me vlerësimin e PISA-s

2016/12/thaci-pisa.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj rezultateve negative të testit PISA-s për arsimin në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se rezultatet e PISA-s duhet të merren seriozisht, derisa ka shtuar se arsimi në Kosovë është shkatërruar shumë.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:"Rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin tonë arsimor duhet t’i marrim me seriozitetin më të madh.Është e vërtetë që arsimi në Kosovë ka pësuar diskriminim dhe shkatërrim shumë gjatë. Pas luftës, urgjente ishte të ndërtojmë shkolla dhe ta përmirësojmë infrastrukturën e përgjithshme edukativo-arsimore.Por, tash urgjencë është përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë.Fëmijët tanë duhet t'i përgatisim, t’i bëjmë më të shkathtë dhe më konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre nga tërë bota. HTH" (sic.), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/