Please enter at least 3 characters.

Presidenti i Romës, Pallota: Po vazhdojmë të dëmtohemi, tani edhe me VAR

2019/03/Edin-Dzeko-e1551957540662.jpg
262:"PORTO, PORTUGAL - MARCH 06: Felipe of FC Porto and Edin Dzeko of AS Roma during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between FC Porto and AS Roma at Estadio do Dragao on March 06, 2019 in Porto, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Romës, James Pallotta ishte i zemëruar pas eliminimit të Romës nga Liga e Kampionëve.

Romakët pësuan humbje pas vazhdimeve prej dy herë nga 30 minuta nga Porto, meqenëse rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet ishte e barabartë, 2:1 dhe 1:2.

Por, goli i shënuar në minutat e fundit nga pika e bardhë pas rishikimit të situatës përmes VAR-it, ka bërë që të ankohet edhe i pari i kryeqytetasve italian.

Italianët ankohen se gjyqtari Cuneyt Cakir nuk gjykoi penalti kur Patrik Schick ra në zonën e rreptësisë së portugezëve dhe prekja me dorë të topit nga ana e Marigas.

Në fakt, gjyqtari turk vendosi të mos akordoi penalti pas konsultimeve me kolegët në dhomën e VAR-it, të cilët i sugjeruan që ndeshja duhet të vazhdojë.

"Sezonin e kaluar ne u plaçkitëm dhe tani edhe kjo përmes VAR-it. Schick u pengua qartë në zonën e penalltisë dhe ky ishte një ndëshkim, megjithatë asgjë nga VAR-i. Boll më me këto ndyrësira, nuk kam më fjalë", shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, Porto do ta mësojë kundërshtarin e radhës të çerekfinales pas hedhjes së shortit në Nyon. /Telegrafi/