Please enter at least 3 characters.

Presidenti i ‘Elkos Group’, biznesmeni Ramiz Kelmendi shpallet ‘Nderi i Qytetit’ të Pejës

Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Pejës nga okupatori serb, Komuna e Pejës ka nderuar me titullin “Nderi i Qytetit” presidentin e ‘Elkos Group-Etc’, biznesmenin e njohur Ramiz Kelmendin.

Titulli ka ardhur me motivacion për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe sportiv të qytetit.

Kelmendi, emër i njohur në zhvillim ekonomik shtetëror e rajonal, njihet si një nga biznesmenët që mbetet i lidhur emocionalisht me Pejën, ndërsa kompania e tij, si një prej kompanive me rol të fuqishëm në mbushjen e arkës së shtetit, duke u shpallur për vite rresht si tatimpaguesi më i mirë, transmeton Njëshi.com.

Me rastin e pranimit të titullit ‘Nderi i Qytetit’, Ramiz Kelmendi, ish-deputet dhe ish-zëvendëskryeministër ka shprehur falënderimin e tij.

‘Faleminderit Amerikë, faleminderit NATO, faleminderit familja Rugova, faleminderit familja Haradinaj, faleminderit familja Jashari dhe faleminderit UÇK për Lirinë e Pejës dhe Kosovës dhe që ne sot, këtu në këtë shesh gëzojmë të lirë”, tha ai.

Tutje, Kelmendi për titullin “Nderi i qytetit” falënderoi kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri, Kryesuesin e Kuvendit, Rexhep Kurtbogaj, asamblistët dhe veçanërisht qytetarët e Pejës.

“Titullin ia dedikoi familjes sime dhe bashkëpunëtorëve të mi. Jam i lumtur me këtë nderë, por edhe me këto pamje të solemnitetit ku rinia jonë gëzon e vallëzon. Unë dhe kolegët do të punojmë shumë, që kjo rini e mrekullueshme mos ta lërë Kosovën, por vendin ta shoh si mundësi për tu zhvilluar e shkolluar.

Në fund, me këtë rast, duke ndjerë me këto festa të lirisë, dua të bashkëndjejë me kreun e UÇK-së, që po mbahen në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Shprehë bindjen dhe sigurinë time në pafajësinë e tyre dhe jam i prirë të besoi në vendime të drejta të kësaj Gjykate...”, u shpreh Kelmendi me këtë rast.

Ndryshe, Komuna ka ndarë dekorata edhe për personalitete tjera të qytetit.