Please enter at least 3 characters.

Presidenti finlandez pas takimit me Bidenin: Ne e marrim shumë seriozisht sigurinë tonë

2022/05/82f51bc2-7e9f-4e19-b005-82ae43c7c9a4.jpg
560:"Finnish President Sauli Niinistö speaks in the Rose Garden on May 19, in Washington, DC. (Mandel Ngan/AFP/Getty Images) , with US President Joe Biden and Swedens Prime Minister Magdalena Andersson, speaks in the Rose Garden following a meeting at the White House in Washington, DC, on May 19, 2022. - The US on May 18 gave its full support for Sweden and Finland's bids to join NATO, promising to stand by them if threatened by Russia and pressing Turkey to not block their membership. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se vendi i tij "po ndërmerr një hap historik" me aplikimin për anëtarësim në NATO gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

"Finlanda e ka marrë vendimin e saj pas një procesi të shpejtë, por shumë të plotë", tha ai para gazetarëve.

lexo po astu

“Procesi ka treguar edhe një herë forcën e demokracisë finlandeze. Duke nisur nga mbështetja e fortë e publikut, vendimi u mor me një shumicë dërrmuese parlamentare dhe mori gjithashtu mbështetje të madhe popullore”, pohoi ai.

Niinisto falënderoi udhëheqësin amerikan Joe Biden për "mbështetjen e palëkundur" gjatë procesit, ndërsa siguroi vendet e tjera të NATO-s se Finlanda do të bëhej një "aleat i fortë".

Ai tha se "unë dua t'ju siguroj se Finlanda do të bëhet një aleate e fortë e NATO-s. Ne e marrim sigurinë tonë shumë seriozisht. Forcat e armatosura finlandeze janë një nga më të fortat në Evropë”.

Ndryshe, Biden ka deklaruar se të martën, Senati do të votojë rreth anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. /Telegrafi/