Please enter at least 3 characters.

President, të gënjyen!!!

Më la përshtypje në këtë rrafsh edhe mesazhet që vinin nga delegacioni shqiptarë, i cili nuk hezitoi të lëshojë mllef dhe zhgënjim nga politika shqiptare në Maqedoni, duke e konsideruar të paaftë, injorante dhe sa e paditur

Vizita e presidentit shqiptar Bamir Topi në Maqedoni filloi nga Shkupi dhe përfundoi në Dibër të Madhe, siç i thonë nga ana tjetër e kufirit. Meqë kisha nderin unë si gazetar i agjencisë së lajmeve INA ta përcjellë agjendën e takimeve të presidentit Topi dua që përmes këtij shkrimi të jap mendimin tim rreth vizitës më të rëndësishme në Maqedoni, të bërë nga një burrështetas shqiptarë. T`ja filloj edhe unë si politikanët që patë rastin ti takoj Presidenti Topi. Faleminderit President Topi, që vizitën e filluat nga Shkupi, pra kjo është mesazh i qartë si për maqedonasit ashtu edhe për të gjithë politikanët e këtushëm shqiptarë që politikën kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni e kanë ulur në nivel provincializmi në stilin “Tetova kryeqytet i shqiptarëve të Maqedonisë”.

Vizita e presidentit ishte përplot e mbushur me folklorizëm të shprehur nga politikanët shqiptarë, biznesmenët dhe pak a shumë edhe disa gazetarë të protokolleve qeveritare. Pak mesazhe për Marrëveshjen e Ohrit, asgjë për projektin “Shkupi 2014” dhe rikujtimin e veprës makabre provokuese “Enciklopedia maqedonase”, ishte një nga anët e medaljes së vizitës së presidentit Topi. Ana e errët e mesazheve dhe dështimit politik ishin liderët politik shqiptarë, që mezi se prisnin të fotografoheshin me presidentin shqiptar, duke lënë prapa bagazhin dhe hipotekat e tyre politike, që kanë sjellë në këtë derexhe politikën dhe gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.

Më la përshtypje në këtë rrafsh edhe mesazhet që vinin nga delegacioni shqiptarë, i cili nuk hezitoi të lëshojë mllef dhe zhgënjim nga politika shqiptare në Maqedoni, duke e konsideruar të paaftë, injorante dhe sa e paditur. Atyre i bënin përshtypje edhe shkrimet dhe përmbajtjen e një pjese të shtypit shqiptar këtu në Maqedoni, duke e cilësuar në nivelin e tillë injorant, ku nuk u krijua opinion për vizitën e presidentit Topi. Nuk u krijua opinioni, edhe pse agjencia e lajmeve INA ishte e para që në fund të muajit të kaluar paralajmëroi vizitën e presidentit Topi në Maqedoni dhe kjo nuk ishte bërë pa qëllim.

Tirana dhe presidenti Topi nuk mund të mbulojë dështimet e spektrit shqiptar, që gjithnjë përdorë kute dhe standarde të dyfishta kur shkon nëpër zyrat e institucioneve shqiptare në Tiranë. Këto standarde vijnë varësisht nga pozita e atyre liderëve, të cilët krekosen se ka qenë mirë kur kanë qenë me Gruevskin, ndërsa tani e thonë të keqen. Përgjegjësinë e duhur pranë Topit nuk e patën as Ali Ahmeti por edhe as Menduh Thaçi, të dy ata që ishin dhe janë me një thes me Gruevksin e tashëm, i cili nuk ka ndryshuar.

Fjalia e vetme që mbizotëronte pranë kolegëve të mi tiranas ishte se Gruevski nuk ka ndryshuar ai ishte dhe ka mbetur, por kanë ndryshuar të dy si Thaçi, ashtu edhe Ahmeti, por të skaduar para partnerit të tyre dikur dhe sot. Ahmeti në vend se të merret me çështjen e kërkesës për të nxit alarmin pranë presidentit shqiptar për të shpalosur vërejtjet lidhur me koalicionimin dhe mbrapshtësinë e punëve në koalicion, ai sërish u soll në stilin e të madhit dhe vokabularin alla-solançe me frazat “integrim, evropianizim, bashkëjetesë,…etj”.

E ky i dyti Menduh Thaçi për hirë të mërisë ndaj dikujt nuk dërgoi deputetët e tij për të nderuar presidentin Topi në Parlament, kështu duke i hapur gojën dikujt që të merret me ta. E zbehur ishte edhe vizita dhe shëtitja e presidentit Topi nëpër ]arshinë e Vjetër në Shkup dhe pranë bustit të Skënderbeut në Shkup.

Folklorizmi i vizitës ishte edhe prania e Topit në Tetovë dhe Dibër, ku në këto provinca shqiptare, dolën disa nga kureshtarë që deshën ta shohin presidentin. Një kurtuazi e njëjtë dhe e zakonshme ndodhi edhe në USHT, ku Topi u dekorua me një titull, që kush se ka marrë nga ky universitet. Lajmi i vetëm i mirë i presidentit që nxiti vëmendjen ishte nisma e tij për takimin trelateral Sejdiu-Ivanov-Topi në Prizren.