Please enter at least 3 characters.

Presidenca dorëzon komentet në Kushtetuese në lidhje me dekretin e Osmanit

Presidenca e Kosovës ka dorëzuar komentet e saj në lidhje me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, të hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në bashkëpunim me ekspertë me përvojë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme shqyrtimin e kërkesës së kryeministrit Albin Kurti dhe të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e Presidentes.

Kjo u konfirmua nga zyra për media e Gjykatës Kushtetuese, përmes Veton Dulas, i cili sqaroi se të dyja kërkesat do të shqyrtohen së bashku, pasi “kanë të njëjtin objekt shqyrtimi”.

“Gjykata ka vendosur që të bashkojë kërkesën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës përkitazi me Dekretin e Presidentes me kërkesën e parashtruar nga znj. Arbërie Nagavci dhe 30 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkak të objektit të njëjtë të çështjes”, tha Dula.

Shqyrtimi i përbashkët i këtyre kërkesave pritet të vendosë përligjshmërinë e dekretit të Presidentes Osmani dhe pasojat e tij ligjore në funksionimin e institucioneve të vendit./Telegrafi.