Please enter at least 3 characters.

“Prada” me veshje të pazakonta

2016/01/f.0314102413385_m.jpg

Pak pritej që “Prada” për koleksionin pranverë-verë viti 2010 të prezantojë modele veshjesh për çfarëdo rasti, me linjat horizontale që do ta bëjnë çdo grua të duket e trashë edhe modelet e dobëta të duken më të mbushura dhe të hijshme.

Përveç ngjyrave ekstreme që janë përzierje e materialeve të shtrenjta dhe veshjeve që duket disa numra më të mëdhenj, ky koleksion shikohet me sy tjetër. Është diçka e pazakontë, e freskët, e re, përzierje e kulturave e kështu me radhë.

Megjithatë, ky koleksion është njëri nga ata që do ta diktojnë pamjen për këtë pranverë. /Telegrafi/