Please enter at least 3 characters.

PRA TI THE

2018/09/Mark-Strand.jpg

Poezi nga: Mark StrandPërktheu: Artur Baku

E gjitha ka të bëjë me mendjen - më the
dhe asgjë nuk ka të bëjë më lumturinë
Ardhja e dimrit, ardhja e pranverës,
mendja ka të gjithë kohën e botës.
Duke më përqafuar më the se diçka do të ndodhë,
diçka e pazakontë për të cilën ne jemi gjithmonë të përgatitur,
si dielli që mbërrin pas një dite në Azi,
si hëna që largohet mbas një nate nga ne.