Postoi një video me armë zjarri, të dyshuarës në Gjakovë i konfiskohet arma
02/05/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka postuar një video-incizim në rrjetin social Snapchat me armë zjarr.
Rasti ka ndodhur më 1 maj 2026 në ora 13:30 në Gjakovë.
“E dyshuara femër kosovare ka postuar një video-incizim në rrjetin social Snapchat me armë zjarri. Nga e dyshuara është konfiskuar arma-pistoletë me dy karikatorë të zbrazët”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


