Please enter at least 3 characters.

Portieri i Chapecoenses i cili vdiq në aksidentin ajror, shpallet ‘Lojtari i vitit’ në Brazil (Foto/Video)

2016/12/CzinDyGXcAA5EsM.jpg

Portieri i Chapecoenses, Marcos Danilo Padilha, i cili vdiq në aksidentin tragjik është shpallur ‘Lojtari i vitit’ në Brazil.

Me pritjen në minutat e fundit të takimit, Danilo e kishte kualifikuar skuadrën në finale të Kupës së Amerikës Jugore.

Si më i miri në Brazili, ai u zgjodh me votat e tifozëve, ku mori 48 për qind të votave totale.

Gabriel Jesus me Palmeiras fitoi ‘Topin e Artë në Serie A braziliane’, kurse mesfushori i Santosit, Vitor Bueno, u zgjodh ‘Lojtari më i mirë i ri’. /Telegrafi/