Portali boshnjak: Ylli ndërkombëtar Anxhelina Hadergjonaj
Anxhelina Hadergjonaj është një këngëtare e re dhe fotomodele me origjinë nga Kosova - shkruan portali boshnjak, klix.ba.
Ajo ka lindur më 2 dhjetor 1993 në Los Angeles, por është rritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, e bukura Anxhelinë është zhvendosur në SHBA, ku e ka ndërtuar karrierën - vazhdon shkrimi për shqiptaren.
Më tej thuhet se ajo është vajza e këngëtares shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, dhe se muzikën e ka pasionin më të madh.
Në skenën muzikore, shkruan klix.ba, Anxhelina ka debutuar në vitin 2010 me videoklipin e këngës "Kopje pa kuptim".
Njëherësh thuhet se në profilin e saj në Instagram numëron më shumë se 117 mijë ndjekës.
Më poshtë jua sjellim disa prej fotografive të Anxhelinës që ky portal i ka publikuar. /Telegrafi/


