Please enter at least 3 characters.

Poposki për Brexit: Maqedonia e humbi një krahë të fortë në procesin e zgjerimit të BE

2016/03/Nikolla-Poposki.jpg

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki ka komentuar referendumin në Mbretërinë e Bashkuar dhe largimin e saj nga Bashkimi Evropian duke thënë se Maqedonia ka humbur një krahë të fortë në procesin e zgjerimit të BE-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

''Për Ballkanin dhe Maqedoninë kjo do të thotë humbje e madhe. Duhet dëgjuar mendimet e atyre që vlerësojnë se mungon demokracia në Evropë. Nga ana tjetër në Maqedoni duhet të bëjmë punë më me interes për vendin dhe shtetin. Futja e Maqedonisë në piedestalin Evropian do të thotë edhe futje në konkurrencë me shtete të mëdha'' thotë Poposki./Telegrafi/