Please enter at least 3 characters.

Pompeo kërkon pajtim mes Arabisë Saudite dhe Katarit

2018/04/1-1.jpeg
319:"WASHINGTON, DC - APRIL 12: Secretary of State nominee Mike Pompeo speaks during his confirmation hearing before a Senate Foreign Relations Committee on Capitol Hill, on April 12, 2018 in Washington, DC. President Trump nominated Pompeo to replace Rex Tillerson as Secretary of State. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri sot thirrje që t’i jepet fund përplasjes mes bllokut të drejtuar nga Arabia Saudite dhe Katarit.

“Nuk është në interesin më të mirë të rajonit, nuk është në interesin më të mirë të botës”, deklaroi kryediplomati amerikan në Kuvajt, ndalesa e parë e një turi që do e çojë në tre kombe të Lindjes së Mesme.

“Ne të gjithë kemi të njëjtat këcënime, këcënimet nga Al Kaeda dhe ISIS-i, si dhe nga Republika Islamike e Iranit”, tha ai në një konferencë për shtyp në krahë të ministrit të Jashtëm të Kuvajtit, Sabah Al Khaled.

Në qershor 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti thyen lidhjet diplomatike dhe të transportit me Katarin, duke e akuzaur se po sponsorizon terrorizmin, një akuzë që Doha e ka mohuar.