Please enter at least 3 characters.

Politikanët premtojnë, sportistët shpresojnë

2016/01/f.1006232534130_210.jpg

Ndonëse për sportistët këto mund të jenë vetëm premtime elektorale dhe të tilla edhe të mbesin, gjithsesi, ata pozitive e konsiderojnë, vetëm faktin se po flitet për sport, pasi që në të kaluarën, kësaj politike fare nuk i binte në mend që ekziston sporti, e lëre më të merren me të.

Shtëpia e futbollit kosovar, Federata e Futbollit të Kosovës, është pak optimiste se këto gjëra do të realizohen, madje ajo përmend dy faktet shumë interesante, donacionin e ardhur nga federate suedeze nga stadiumi “Rasunda”, për dy stadiumet, Prishtinës dhe Mitrovicës, ku pajisjet e tyre, karriget në stadiumin e Prishtinës dhe ndriçimin në atë të Mitrovicës, ishin kompetencë e komunave, por ja që asnjëra nuk është bërë dhe ato pajisje vazhdojnë të kalben në depo.

“Ne kemi nevojë për aso stadiume që po premtohen, por shpresoj që nuk mbesin vetëm premtime boshe. E mira është se më në fund edhe atyre iu ra në mend të premtojnë për sportin, e sa do të realizohen këtë premtime mbetët të shihet”, tha zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, i cili megjithatë shpreh pesimizmin e tij.

“E dëgjova premtimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati për stadiumin “Adem Jashari”, por ju e dini se pajisjet e stadiumit “Rasunda”, ndriçimi dhe zërimi ende kanë mbetur në depo, derisa është komuna ajo që ka premtuar se do të bëjë vendosjen e tyre”, tha Berisha.

Sido që të jetë ai ka thënë se FFK-ja, është e gatshme të ndihmojë me çfarëdo projekti ata, vetëm a janë të interesuar të investojnë në sport.

Për futbollistin më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella nëse këto premtime realizohen, atëherë futbolli i Kosovës do të pranohet ndërkombëtarisht shumë shpejtë bile.

“Nëse kemi stadiume çfarë po na premtohen, unë mendojë se edhe dyert ndërkombëtare do të na hapen. Shpresoj se këto premtime do të realizohen pasi që janë investime të qëlluara dhe do ta qonin futbollin përpara si në aspektin vendorë ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, tha Zhdrella.

Edhe për trajnerin e mirënjohur kosovar, Ajet Shosholli, këto investime janë të mirëseardhura, por edhe ai shpreson se këto mos të jetën vetëm kampanjë elektorale.

“Ku do kishim fatin dhe të bëhen këto investime. Do të ishte diçka që do ta çonte shumë përpara sportin, por unë do të dëshiroja që këto premtime mos të mbesin vetëm premtime. Futbolli ka nevojë për këso objekte dhe po shpresoj se më në fund edhe këto do të bëhen”, tha Shosholli. /Zëri/Telegrafi/