Please enter at least 3 characters.

Policia ruse arreston edhe vëllain e Alexei Navalnyt

2021/01/1016385987_0_191_2550_1568_1000x541_80_0_0_000027a3954b4f3daa650604f3238515.jpg

Policia e Moskës arrestoi Oleg Navalnyn, vëllanë e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalnyt, mbrëmë gjatë një kontrolli të pronave të lidhura me politikanin e opozitës, thanë aleatët e tij.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë të shtunën për të kërkuar lirimin e Navalnyt, i cili po vuan 30 ditë burg me akuzat e pretenduar të shkeljes së lirimit me kusht, të cilin ai po i mohon.

Policia tha që protestat ishin të paligjshme dhe u arrestuan gati 4,000 njerëz. Aleatët e Navalnyt po planifikojnë protesta të reja këtë të shtunën, raporton reuters.

Ivan Zhdanov, drejtori i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny, shkroi në Twitter se Oleg ishte në banesën e vëllait kur hyri policia. Nuk dihet pse u ndalua.

Zhdanov thotë se policia ka kryer kërkime si pjesë e një hetimi në thirrjet për protesta të reja që shkelin masat e paraqitura në pandeminë e coronavirusit.

Navalny ende nuk është kthyer në shtëpi që kur u helmua dhe gati u vra verën e kaluar në Rusi. Ai u arrestua javën e kaluar në aeroport kur po kthehej në Moskë nga Gjermania, ku ishte duke u trajtuar dhe duke u rimëkëmbur. /Telegrafi/