Please enter at least 3 characters.

Policia në Ferizaj ka shqiptuar 1,634 gjoba ndaj shoferëve në trafik, pezulloi 12 patentë shoferë për një javë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar, nga data 21-27.07.2025, janë shqiptuar 1,634 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 12 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 73 aksidente, nga të cilat: - 27 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 33 persona, 46 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq siç thuhet në njoftim Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. /Telegrafi/