Please enter at least 3 characters.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Cenë Avdyl Isenaj

2020/08/Screenshot_10-5-e1597407929145.png

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Cenë Avdyl Isenaj, i kërkuar për posedim dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/